Ambasada e Japonisë në Kosovë ju fton të aplikoni për grantet në kuadër të programit Grass Roots and Human Security Projects (GGP) për vitin 2021/22
Grass Roots and Human Security Projects (GGP) u prezantua për herë të parë nga Qeveria e Japonisë në 1989 me qëllim plotësimin e nevojave të ndryshme socio-ekonomike në vendet në zhvillim. GGP siguron ndihmë të pakthyeshme financiare për OJQ-të, Spitalet, Shkollat fillore dhe shoqata të tjera jofitimprurëse për të ndihmuar në zbatimin e projekteve të tyre të zhvillimit. Disponueshmëria e fondeve të GGP në secilin vend të pranueshëm i siguron ODA-së Japoneze një mjet të ri bashkëpunimi që ka një ndikim të drejtpërdrejtë në mirëqenien e komuniteteve.
Kush janë përfituesit e mundshëm?
- OJQ ndërkombëtare ose vendore
- Organizatat me bazë në komunitet (CBO)
- Autoritetet lokale
- Institucionet shëndetësore
- Shkollat fillore dhe shkollat profesionale
- (Shoqatat e tjera jofitimprurëse)
Shuma:
Shuma maksimale e grantit për projekt është 10 milion Yen Japoneze, afërsisht e barabartë me 80,000 Euro
Fushat kryesore të synuara:
- Shkollat fillore
- Kujdesi shëndetësor parësor
- Ambienti
- Mirëqenia Publike
Afati i fundit për aplikim: 31 Maj 2021
Për më shumë informata klikoni në:
https://www.at.emb-japan.go.jp/jointad/kosovo/itpr_en/ggp.html
‘Business Generator’ është e specializuar në hartimin dhe menaxhimin e projekteve. Të gjithë ata të cilët janë të interesuar mund të na kontaktoni për të shikuar mundësin e bashkëpunimit për këtë projekt.