GRANTE PËR BIZNESE DHE START-UP NGA MINISTRIA E INDUSTRISË, NDËRMARRËSISË DHE TREGTISË E KOSOVËS (MINT)

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë – MINT ka hapur tri grant-skemat për subvencionim të bizneseve, në vlerë prej 3 milionë e 650 mijë eurosh.

Të drejtë aplikimi kanë të gjitha bizneset ekzistuese dhe start-up të Kosovës të cilat bëjnë pjesë në sektorët:

-prodhimin dhe përpunimin e produkteve ushqimore;

-prodhimin dhe përpunimin e drurit;

-prodhimin dhe përpunimin e metaleve;

-prodhimin dhe përpunimin e tekstilit;

-prodhimin dhe përpunimin e plastikës;

-sektorin e turizmit dhe sektorë të tjerë shërbyes;

-sektorin e ICT-së

-sektorët me ndikim në mbrojtjen e mjedisit

-sektorë në art, kulturë, media dhe komunikim masiv

 

Shuma e grantit është nga 5,000€ deri 30,000€ varësisht nga programi dhe numri i punëtorëve të ndërmarrjes.

 

Aplikimet duhet të dorëzohen VETËM përmes Platformës Online E-KOSOVA  www.ekosova.rks-gov.net

 

Afati i fundit për aplikim është 15 Shtator 2021, 16:00h

 

Për më shumë rreth kësaj thirrje për propozim, klikoni linkun: https://mint.rks-gov.net/  

 

‘Business Generator’ është e specializuar në hartimin dhe menaxhimin e projekteve. Të gjithë ata të cilët janë të interesuar mund të na kontaktoni për të shikuar mundësin e bashkëpunimit për këtë projekt.