Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë – MINT ka hapur tri grant-skemat për subvencionim të bizneseve, në vlerë prej 3 milionë e 650 mijë eurosh.
Të drejtë aplikimi kanë të gjitha bizneset ekzistuese dhe start-up të Kosovës të cilat bëjnë pjesë në sektorët:
-prodhimin dhe përpunimin e produkteve ushqimore;
-prodhimin dhe përpunimin e drurit;
-prodhimin dhe përpunimin e metaleve;
-prodhimin dhe përpunimin e tekstilit;
-prodhimin dhe përpunimin e plastikës;
-sektorin e turizmit dhe sektorë të tjerë shërbyes;
-sektorin e ICT-së
-sektorët me ndikim në mbrojtjen e mjedisit
-sektorë në art, kulturë, media dhe komunikim masiv
Shuma e grantit është nga 5,000€ deri 30,000€ varësisht nga programi dhe numri i punëtorëve të ndërmarrjes.
Aplikimet duhet të dorëzohen VETËM përmes Platformës Online E-KOSOVA www.ekosova.rks-gov.net
Afati i fundit për aplikim është 15 Shtator 2021, 16:00h
Për më shumë rreth kësaj thirrje për propozim, klikoni linkun: https://mint.rks-gov.net/
‘Business Generator’ është e specializuar në hartimin dhe menaxhimin e projekteve. Të gjithë ata të cilët janë të interesuar mund të na kontaktoni për të shikuar mundësin e bashkëpunimit për këtë projekt.