GRANTE PËR START-UPs nga MKRS

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit shpall thirrje të hapur publike për përkrahjen e ndërmarrjeve që do të krijohen  start-up me spin-off dhe bizneseve fillestare start-up që janë me pronësi ose bashkëpronësi (së paku 50%) të rinjve ndërmjetë moshës 18-29 vjeç, të themeluara nga 3 (tre) muaj deri 3 vitet e fundit ( 19 Tetor 2018  deri 19 Korrik 2021).

Loti 1 – Bizneset që do të krijohen Start-Up me Spin-off (person/at fizik) – 2,000 deri 10,000 EUR

Loti 2 – Bizneset fillestare Start-Up të themeluara më nga 3 (tre) muaj deri 3 vitet e fundit – 5,000 deri 20,000 EUR

Ndërmarrjet me veprimtaritë prioritare që do të mbështetet nga ky program:

Përparësi (por nuk kufizohen) do të kenë këto  sektor të biznesit:

  • Sektorët prodhues dhe të shërbimit;
  • Sektorët e Teknologjisë Informative dhe Komunikimit (TIK);
  • Industria e tekstilit;
  • Sektorin e Turizmi;
  • Sektorët në art, kulturë, media dhe komunikim masiv;
  • Fushën e kërkimit dhe të zhvillimit;
  • Fushën e dizajnit, modelimit, artizanatit, sallone ondulimi. 
  • Sektori i gastronomisë.

Të drejtë aplikimi për Lot-1, kanë përsonat fizik ndërmjetë moshës 18-29 vjeç.

Për më shumë rreth kësaj thirrje për propozim, klikoni linkun e Ministrisë: www.mkrs-ks.org

‘Business Generator’ është e specializuar në hartimin dhe menaxhimin e projekteve. Të gjithë ata të cilët janë të interesuar mund të na kontaktoni për të shikuar mundësin e bashkëpunimit për këtë projekt.