Nepermjet planit të biznesit ne arrijmë të ambientohemi në situatën e brendshme ashtu edhe të jashtme qoftë në ekonominë e një vendi sepse kur themi të caktuar, qoftë në atë ndërkombëtare.
Plani i biznesit duhet të përdoret si bazë nga i cili do të vlerësohen performancat. Rezultatet aktuale mund të krahasohen me plan vetëm kur me te vertet plani ekziston. A janë rezultatet tona në nivel të probabilitetit?. Nëse jo, çfarë përmiresime duhet të bëjme në sjelljet tona për ta përmirësuar prodhimtarinë në të ardhmen?.
Përfundimisht, plani i biznesit mund të përdoret në rastet e paraqitjeve të kërkesave për mbeshtetje financiare, siç janë aplikimet për kredi. Përderisa sektori i kreditimit zhvillohet në Kosovë, bankat do të mbeshtesin bizneset, të cilat qartë do të shprehin të ardhmën e tyre, dhe të cilet e kanë të evidentuar mënyrën që do të arrijnë atje. Megjithatë, duhet të jeni të kujdesshëm. Kundërshto nëse duhet shkruar plani i biznesit vetëm pse mendon se kjo është diçka që banka dëshiron ta shoh. Planin e biznesit duhet ta shkruani kryesisht për t’u shfrytëzuar nga pronarët dhe menaxherët e biznesit.